Site icon Telegrafi

Capital T niset për në Shqipëri, vazhdon të solidarizohet me të prekurit nga tërmeti

Trim Ademi niset për në Shqipëri (Foto: Instagram)

Artistët shqiptarë po vazhdojnë me ndihma ndaj Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm në Thumanë dhe Durrës, nga ku mbetën të vdekur mbi 20 persona e qindra të tjerë të lënduar.

Teksa dje reperi i njohur shqiptar, Capital T shprehu gatishmërinë që së bashku me familjarët dhe miqtë e tij të ofrojë mbështetje dhe strehim për ata që kanë nevojë, gjatë ditës së sotme ai është nisur për në Shqipëri.

Në fotografitë e ndara në rrjetet sociale, Trim Ademi duket se ka grumbulluar gjëra të shumta materiale në ndihmë të tyre.

“Rrugës për Shqipëri”, është përshkrimi që Capital T ia ka vënë imazhit.

Lexo po ashtu Capital T iu uron mirëseardhje në Prishtinë të prekurve nga tërmeti, duke përfshirë gjitha shpenzimet e mbuluara

Një pjesë e mirë e estradës shqiptare janë angazhuar dhe kanë bërë thirrje të vazhdueshme, për t’u dalë në ndihmë të prekurve dhe familjarëve të viktimave nga kjo ngjarje e rëndë, teksa vetëm Mozzik me “Fundjavë Ndryshe” kanë grumbulluar mbi një milion dollarë.

Ndryshe, sipas policisë, mëngjesin e sotëm e deri tani nga rrënojat në Thumanë janë nxjerrë 3 persona të pajetë dhe kërkimet janë duke vijuar pa ndërprerë. /Telegrafi/

Exit mobile version