Site icon Telegrafi

Çanak e fton në “mejdan” Sheshelin: Merre revolen dhe ta zgjedhim këtë problem një herë e përgjithmonë

Duke komentuar incidentin që ka ndodhur gjatë debatit televiziv në Beograd të Serbisë, mes Vojisllav Sheshelit, Dragosllav Bokanit që u futën në duel verbal me Çedomir Jovanoviqin, ku si pasojë lideri i LDP braktisi studion, kreu i Socialdemokratëve, Nenad Çanak, e ka quajtur Sheshelin dhe Bokanin “mbeturina ku pas tërë fyerje në llogari të tyre, i ka ftuar në mejdan”.

“Po flasë shumë seriozisht! Ky grumbull i mbeturinave, Shesheli, Bokani dhe të tjerët paraqesin veten sikur unë nuk e di çfarë orientimi nacional intelektual kanë. Ata janë fyerje dhe turp për intelektualët dhe kombin… T’i shoh ata trima të Delive pa truproja… Ja zotëri, zgjidhni armët, ejani ta zgjedhim këtë punë një herë e përgjithmonë”, ka thënë Çanak, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq i pyetur nga prezantuesi nëse qysh në kohën e Sllobodan Millosheviqit ishte ballafaquar në duele televizive me Sheshelin, dhe se kinse Sheshel gjithmonë e ka mundur, Çanak tha:

“Ti vërtetë mendon se ai dikë e ka mundur? Vojisllav Sheshel, po të pres kudo që t’i dëshiron dhe atë me revole, merre edhe ti revolen tënde… që ua ke drejtuar studentëve. Të shohim dhe ta zgjedhim ne këtë problem një herë e përgjithmonë”, ka shtuar Çanak. /Telegrafi/

Exit mobile version