Mauro Camoranesi beson se Italia do të mposhtë Suedinë për kualifikimet në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Rusi gjatë vitit 2018.
Po ashtu italiani insiston se Antonio Di Natale më i mirë teknikisht se Andrea Pirlo.
“Nëse ‘play-offs’ do të luheshin vetëm në një ndeshje, Italia do ishte në rrezik, por në 180 minuta ata natyrisht që do të kualifikoheshin”, ka thënë Camoranesi në Top Calcio 24.
“Një kombëtare e madhe si Italia duhet të kualifikohet në Kupën e Botës me ambicie të mëdha. Italianët nuk e realizojnë se çfarë do të thotë fanella e ‘Azzurre’ në botë. Kupa e Botës në Berlin ishte gëzimi më i madh, Euro 2008 dëshpërimi më i madh”.
Andrea Pirlo ishte ylli i Kombëtares së Italisë dhe këtë javë u pensionua nga futbolli aktiv, por Camoranesi nuk është pjesë e asaj liste që e konsiderojnë Pirlon si mastro i të gjitha kohërave.
“Pirlo është lojtar i mrekullueshëm, me të cilin kam ndarë momente magjike në fitimin e Kupës së Botës. Por, a është ai lojtari teknikisht i talentuar më i mirë me të cilin kam punuar? Jo, them se është Toto Di Natale”, ka thënë Camoranesi.
Vlen të theksohet se italiani ka fituar vetëm një Serie A me Juven. /Telegrafi/