Juventusi raportohet se ka refuzuar transferimin e Hakan Calhanoglut.
Sipas “Calcionews24”, mesfushori kreativ iu propozua “Zonjës së Vjetër” ditë më parë, por Juventusi kishte njoftuar gjermanët se nuk është i interesuar në shërbimet e lojtarit.
Turku 22-vjeçar është konsideruar cak i Juves edhe kohë më parë, por pas atë Massimiliano Allegri e zëvendësoi me Marko Pjacan.
Vlen të ceket se shuma që po kërkon skuadra gjermane për lirimin e mesfushorit kap shifrat prej 25 milionë euro.