Site icon Telegrafi

Caceres: E kam pasur coronavirusin për 60 ditë pa e ditur

Martin Caceres (Foto: Instagram/martincaceres_7)

Mbrojtësi i Fiorentinas, Martin Caceres, ka bërë të ditur se e ka pasur coronavirusin për dy muaj pa e ditur se është infektuar.

Gjatë një bisede me bashkëkombësin e tij, Yisela Paola, në Instagram, uruguaiani ka treguar se ishte vendosur në karantinë për shkak të simptomave.

“Pa e ditur, e kam pasur coronavirusin në organizmin tim për 60 ditë. Kam pasur disa simptoma ndërmjet 8 dhe 15 mars”.

“Gjatë ushtrimeve në shtëpi, ndija diçka në mushkëri. Më thanë të qëndroja në karantinë dhe është dashur të përfundonte para 20 ditësh”.

Lexo po ashtu Martin Caceres rezulton pozitiv me coronavirus

“Ndoshta virusi është dashuruar. Dje, isha negativ, pasi e bëra testin me shtupë. Jam si i ri”, ka deklaruar Caceres. /Telegrafi/

Exit mobile version