Site icon Telegrafi

Bytyqi: Mickoski mund të luajë me të ardhmen e tij, por jo me të ardhmen e Maqedonisë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, nëpërmjet rrjeteve sociale ka kritikuar kryetarin e opozitës maqedonase, Hristjan Mickoski për kushtet që ka kërkuar sot gjatë takimit me kryeministrin Kovaçevski për ndryshimet kushtetuese.

Ai thotë se me këto kushte, Mickoski po kushtëzon qytetarët e Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane, por LSDM-ja nuk do ta lejojë një gjë të tillë të ndodhë.

“Ne nuk do ta lejojmë atë. Ai, pa dyshim e njohu dorën e shtrirë të socialdemokratëve dhe u kap në pavetëdije përpara vendimeve që duhet marrë për rrugën tonë evropiane, dhe për të satën herë përsëri kushtëzon. Më herët, të tjerët nga jashtë na vendosnin kushte. Tani Mickoski në emër të OBRM-PDUKM-së i vendos kushte Qeverisë dhe qytetarëve të Maqedonisë që të mbështesin rrugën evropiane të vendit. A është ky patriotizëm? Jo, është një përpjekje për të ardhur në pushtet dhe më pas për të shpikur kushte të reja dhe bllokada të reja. Prandaj jemi të kujdesshëm, nuk do ta lejojmë të luajë me shansin evropian që i ofrohet popullit tonë”, shkruan Bytyqi.

Bytyqi shton më tej se Mickoski duke kërkuar garanci nga BE-ja dhe një paktë ekonomike nuk është në dijeni, ose bën sikur nuk di, se veçse BE-ja ka shpallur një plan të tillë dhe se përfitimet me futjen në BE do të ishin të garantuara.

 

Exit mobile version