Telegrafi

Buxhetimi me pjesëmarrje ngjall interesim tek qytetarët e Komunës së Rahovecit

Komuna e Rahovecit, të mbështetur nga organizata USAID, kanë organizuar dje për herë të parë nismën e buxhetimit me pjesëmarrje në këtë komunë, me moton “Ec Për Qytetin”.

Kjo nismë që u organizua në këtë komunë ngjalli interesim të madh tek qytetarët, ku temat dhe idetë që u diskutuan në gjatë këtij organizimi nxitën debate dhe diskutime mes të pranishmëve, gjë e cilas sipas njoftimit të postuar nga Komuna e Rahovecit, ishte edhe qëllimi i këtij projekti.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se 5 idetë më të mira të propozuara presin votën e qytetarëve javën që vjen, ku projekti fitues do të financohet nga Komuna e Rahovecit.

Theksojmë që buxhetimi me pjesëmarrje, është një projekt që u mundëson qytetarëve të propozojnë ide për investime në lagjen e tyre, të votojnë për projektin më të mirë i cili në fund financohet nga Komuna./Telegrafi/