Burri u përpoq të bëj ushtrime në oborr, por qentë e tij kishin plane të tjera
14/06/2025
Pronari e dinë që ndonjëherë është e pamundur të ushtrosh duke pasur pranë kafshët e tua të dashura që çdo gjë e shohin si lojë.
Pikërisht këtë e përjetoi pronari i qenve Fred, Rocco dhe Binky.
Pronari i tyre vendosi një tapet për ushtrime në barin e oborrit dhe filloi të bënte ushtrime shtrirjeje, por kafshët e tij kishin plan tjetër.
Ata gjithë situatën e kuptuan si lojë, ndërsa pronarja e tyre, e cila gjithçka e xhiroi, e dinte që përpjekja e bashkëshortit të saj ishte e dënuar të dështonte që para se të fillonte ushtrimet.
Gjatë gjithë kohës që ai bënte ushtrimet, qentë lëviznin rreth tij, e kur ai u shtri për të bërë ushtrimet, ata filluan ta lëpijnë, dhe në fund u shtrinë vetë duke menduar se po luanin. /Telegrafi/


