Një burrë nga Las Vegas kaloi gati 23 orë duke u ngjitur dhe zbritur shkallët në shtëpinë e tij për të thyer rekordin botëror Guiness për kohën më të shpejtë për të ngjitur dhe zbritur lartësinë e Everestit në shkallë.
Sean Greasley duhej të ngjiste dhe të zbriste një distancë prej 8,848 metrave në shkallët e tij për t’u përputhur me lartësinë e malit më të lartë në botë, përcjell Telegrafi.
Ai transmetoi drejtpërdrejt përpjekjen e tij në YouTube, e cila përfundoi pas 22 orëve, 57 minuta dhe 2 sekonda.
“Vendosa të thyej këtë rekord sepse askush nuk e ka bërë këtë më parë”, tha Greasley. /Telegrafi/