Autoritetet në Venezuelë sërish ka marrë nën kontroll burgun Tokoron, i cili ishte plotësisht nën kontrollin e kriminelëve.
Janë angazhuar rreth 11 mijë pjesëtarë të policisë dhe dhjetëra mjete të blinduara, që autoritetet ta marrin sërish nën kontroll burgun Tokoron, transmeton Telegrafi.
Burgu aktualisht është zbrazur, kurse rreth 2.500 të burgosur janë dërguar në burgje tjera. Burgu kontrollohej nga banda kriminale Tren de Aragva, e cila zgjeroi “rrënjët” në Venezuelë dhe në të paktën tetë shtete tjera të Amerikës Latine.
Sipas hulumtimit të gazetares Rona Riskez nga Venezuela me të cilën bisedoi AFP, policia deri më tani ka qëndruar jashtë – e burgu ishte në “duart” e bandës që u ofronte të burgosurve shërbime të pazakonta siç janë pishinat, bixhozi dhe terrenet sportive.
Në kumtesën për media, qeveria e këtij vendi ka përshëndetur operacionin e “suksesshëm” dhe marrjen absolute nën kontroll të Tokoronit.
Venezuela sends 11,000 troops to regain control of Tocoron prison, overrun by a criminal gang. Shocking reports reveal the gang's luxurious lifestyle within: a pool, nightclub, mini zoo, and more. 🇻🇪 #VenezuelaPrison #Security #PrisonFacilities pic.twitter.com/lD7Lc1ihzS
— Tiger News Report (@TigerRepor) September 21, 2023
Policia u fut në burg rreth orës 7 të mëngjesit, duke hedhur “granata” dhe shtënë me armë zjarri. Operacioni ka zgjatur dhjetëra minuta, e raporti zyrtar deri më tani nuk është bërë publik.
Disa të burgosur e kishin shfrytëzuar situatën kaotike për t’u arratisur, e për fatin e të bandës Hektor Gerera Flores i njohur si “Nino Guerrero” që po vuan dënimin prej 17 vitesh burgim për vrasje dhe shitje të dorës, akoma nuk dihet.
Banda kriminale Tren de Aragva, që numëron rreth 5 mijë kriminelë, u shfaq për herë të parë në vitin 2014 dhe merret me punë “klasike” mafioze: rrëmbim, drogë e prostitucion.
Qendra hulumtues InSight Crime pretendon se ky grup merret me kontrabandimin e emigrantëve, e ndikimin e saj e ka shtrirë në vende tjera. /Telegrafi/