Site icon Telegrafi

Burger King rifreskon identitetin vizual të brendit, shënon ribrendimin e parë të plotë në mbi 20 vjet

Që nga viti 1954, Burger King® ka inkurajuar mysafirët që ta kenë ushqimin Për Qejf ®  të tyre dhe me vetëbesim ta festojnë shprehjen e vetvetes.

Sot, marka po bën një hap përpara duke prezantuar një dizajn krejtësisht të ri vizual që do të jetë i pranishëm në të gjitha pikat e kontaktit dhe përvojave të mysafirëve. Frymëzuar nga ushqimi i vërtetë dhe i shijshëm, pamja më moderne shënon ribrendimin e parë të plotë në mbi 20 vjet, për përfaqësim më origjinal të vlerave të Burger King.

Njoftimi tregon zotimin në shprehjen e komunikimit dixhital në rend të parë, dhe përmirësimeve në shije dhe standarde të cilësisë ushqimore, eliminimin e ngjyrave, shijeve dhe preservativave nga burimet artificiale, si dhe premtimin ambicioz  ndaj qëndrueshmërinë së mjedisit.

Sot, më shumë se kurrë, Burger King përpiqet të sigurohet që mysafirët të ndihen mirë me ushqimin e saj, dhe kjo pasqyrohet në gjithë dizajnin vizual, dizajnin e restorantit dhe gjatë gjithë përvojës dixhitale.

Marka do të lansojë një logo të re me paketime, mallra restorantesh, meny, uniforma të ekipit, shenjëzime dhe dekore të restorantit, media sociale dhe mjete dixhitale dhe asete  të marketingut. Rezultati është një pamje e re që tregon besim në të ardhmen, ndërsa qëndron e vërtetë ndaj trashëgimisë dhe çfarë mysafirët duan tek BK ® .

Duke thirrur shijen dhe cilësinë përmes dizajnit, çdo element i dizajnit u rimagjinua qëllimisht për të pasqyruar më mirë udhëtimin e ri të ushqimit të Burger King.  Parimet e dizajnit shfaqin  karakteristikat unike të brendit të Burger King; të lëngshme, të freskëta, të mëdha, të guximshme dhe vërtetë krenare.

Logoja: Vetëbesimi, ajo për të cilën njihet BK – ushqim i vërtetë, i thjeshtë dhe i shijshëm. Që nga lansimi i logos aktuale në 1999, industria ka kaluar në një gjuhë më moderne, më miqësore me hapësirën dixhitale. Logoja e re minimaliste plotëson në mënyrë të përsosur evolucionin e markës në kohë dhe i bën homazhe trashëgimisë së markës me një dizajn të rafinuar që është i sigurt, i thjeshtë dhe argëtues.

Ngjyra: Ngjyrat e zgjedhura janë të pashembullta dhe të guximshme, të frymëzuara nga procesi ikonik i pjekjes në flakë nga Burger King, dhe përbërësit e freskët. Fotografia e re është me strukturë të stër-zmadhuar dhe krijon aspektin e ndjesisë së ushqimit.

Shkronja: Shkronjat primare të Burger King (në mënyrë të përshtatshme) quhen “Flakë “. Fonti është i frymëzuar nga forma e ushqimit të BK – i rrumbullakosur, i guximshëm, i shijshëm – dhe personalitetit lozonjar të markës.

Uniformat: Uniformat e anëtarëve të ekipit pasqyrojnë mjeshtrit e flakës, duke bërë përzierjen e stilit bashkëkohor dhe të rehatshëm me ngjyra të dallueshme dhe grafika.  Anëtarët e vërtetë të ekipit shfaqen në reklamat e BK.

Paketimi: Paketimi prezanton logon e re me shumë krenari, si dhe ngjyra të theksuara dhe ilustrime të gjalla të përbërësve.

“Dizajni është një nga mjetet më thelbësore që ne kemi për të komunikuar atë se kush jemi dhe çfarë vlerësojmë, dhe luan një rol jetik në krijimin e dëshirës për ushqimin tonë dhe maksimizimin e përvojës së mysafirëve,” tha Raphael Abreu, Shefi i Dizajnit të Restoranteve Ndërkombëtare të Markës. “Ne kemi dashur të përdorim dizajnin për t’i bërë njerëzit të dëshirojnë ushqimin tonë ; përsosmërinë e tij në skarë dhe mbi të gjitha shijen e tij.”

Vizitorët do të fillojnë të shohin identitetin e ri vizual në fillim të vitit 2021. Gjatë viteve të ardhshme, Burger King synon të zbatojë këtë dizajn të ri në restorantet e saj në të gjithë botën. Për informacion shtesë, vizitoni www.BK.com.

Exit mobile version