Këngëtari Buraku dhe Grupi Fama kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzkor.
“Mos paragjyko” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit baladë dhe ka një tematikë ndërgjegjësimi.
Muzika dhe vargjet e tekstit janë kompozuar nga Ilir Berani, gjersa për orkestrimin është kujdesur Nexhat Mujovi – Wirusi.
“Mos paragjyko” është vizualizuar edhe me një klip, i cili i përshtate tematikës së ndjeshme që kënga trajton.
Për anën vizuale të këtij projekti muzikor është kujdesur produksioni Dream Films. /Telegrafi/