Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim nxënësit e klasave të katërta të Shkollës Fillore “Naim Frashëri”.
Bulliqi ka theksuar se bashkë me nxënës kanë diskutuar rreth funksionimit të institucioneve publike.
“Sot, së bashkë me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, me kënaqësi i pritëm në takim nxënësit e klasave të katërta të Shkollës Fillore “Frashëri” të shoqëruar nga zëvendësdrejtoresha Vjollca Breznica. Takimin e zhvilluam në kuadër të një aktiviteti edukativ, pjesë e njësisë mësimore për institucionet, ku nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth funksionimit të institucioneve publike”, ka theksuar ai.
Tutje, ai ka pohuar se “gjatë takimit, nxënësit parashtruan pyetje lidhur me punën e Komunës, rolin e kryetarit dhe për procese të ndryshme, ku me kënaqësi u përgjigja dhe i falënderova për interesimin e treguar dhe i inkurajova që të vazhdojnë të mësojnë dhe të jenë qytetarë aktivë në të ardhmen”./Telegrafi/