Blogerja e njohur kosovare, “meJehonën” në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë një recetë e cila duket jashtëzakonisht e shijshme.
Receta produkt kryesor e ka bukën e shëndetshme integrale “Brotchen” (të cilën e gjeni në Interex me një çmim promocional).
Përbërësit:
– Bukë integrale “Brotchen”
– Vezë fëllënze
– Kripë
– Djathë kaçkavall ose tjetër
Përgatitja:
Fillimisht pjesën e sipërme të bukëve e largoni me thikë dhe pastaj kulaçet i mbushni me vezë fëllënze dhe pak kripë.
Përmbi tyre i shtoni pak djathë kaçkavall (ose tjetër sipas dëshirës).
Në fund, i futni në furrë që të piqen për 8 minuta në temperatura 220 gradë Celsius.
Shija e tyre është e mrekullueshme dhe përgatitja super e lehtë!
Përndryshe buka Integral Brotchen ka afat 2 javë nga dita e prodhimit.