Site icon Telegrafi

Buffon pritet të jetë portieri kryesor i PSG-së, por Tuchel thotë se zgjedhja do të jetë e vështirë

Gianluigi Buffon (Foto: Getty Images)

Edhe pse është 40-vjeçar, Gianluigi Buffon pritet të jetë portieri kryesor i Paris Saint-Germainit në sezonin e ri.

Mirëpo, trajneri Thomas Tuchel thotë se do ta ketë të vështirë që ta marrë vendimin, kur kihet parasysh se i ka në dispozicion edhe Alphonse Areolan dhe Kevin Trappin.

Gianluigi Buffon (Foto: Getty Images)

“Gigi është një top-lojtar, një profesionist dhe një legjendë. Ai është i tillë me të gjithë në zhveshtore. Është i përulur dhe i sjellshëm”,

“Ai është një person me ndikim të mirë në ekipin tonë. Dhe duke i marrë parasysh tre portierët, do të jetë një vendim i vështirë për mua”.

Lexo po ashtu Lajmet për Buffon

“Që të tre janë të talentuar dhe e kanë personalitetin për të qenë numri një”.

Gianluigi Buffon (Foto: Getty Images)

“Mirëpo, nëse ekziston diçka që kam mësuar si trajner, ajo është që të mos i marrësh vendimet shumë herët”, ka thënë Tuchel në një konferencë për shtyp para ndeshjes së parë sezonale në Ligue 1.

Kampioni i Francës do ta fillojë sezonin 2018/2019 në kampionat me takimin kundër Caen.

Buffon u transferua te PSG këtë verë, pasi i kaloi 17 vite te Juventusi, ndërsa mendonte se është akoma herët që të pensionohet. /Telegrafi/

Exit mobile version