BE-ja vendosi sot sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, duke shtuar 18 persona dhe kompani në listën e zezë si përgjigje ndaj një shteti të ri bërthamor dhe lëshimit të një rakete nga Pheniani për shkak të të cilave ka marrë sanksione të rënda nga OKB-ja.
Ky vendim e çon në 66 numrin e personaliteteve koreanoveriore që janë subjekt i sanksioneve të BE-së dhe në 42 numrin e njësive qeveritare koreanoveriore të prekura, theksoi Këshilli i BE-së, që përfaqëson 28 shtetet anëtare, në një komunikatë.
Vendosja e tyre në listën e zezë nënkupton se nuk mund të marrin viza për në BE dhe pasuritë e tyre në Evropë janë të ngrira.
Individët e prekur janë kryesisht ushtarakë të rangut të lartë të implikuar në organet kryesore të angazhuara me mbështetjen dhe promovimin e programeve të Republikës Popullore dhe Demokratike të Koresë (RPDC) të lidhura me bërthamoren, predhat balistike dhe armë të tjera të shkatërrimit në masë”, theksohet në këtë komunikatë.