Britney Spears po shpëton nga negativiteti – duke filluar me Instagram.
Ylli i popit çaktivizoi sërish llogarinë e saj në rrjetet sociale të mërkurën (24 gusht) dhe shpjegoi menjëherë pas kësaj se ajo synon të ketë një jetë pa drama.
“Po mësoj se çdo ditë është një plan i pastër për të provuar të jem një person më i mirë dhe të bëj atë që më bën të lumtur … por, unë zgjedh lumturinë sot”, shkroi ajo në Twitter.
“I them vetes çdo ditë që të heq dorë nga hidhërimi dhe të përpiqem të fal veten dhe të tjerët për atë që mund të ketë qenë lënduese”, vazhdoj tutje ajo.
40-vjeçarja u tha 55.8 milionë ndjekësve të saj në Twitter se ajo dëshiron “të jetë e patrembur sikur kur ishte më e re dhe të mos jetë aq e frikësuar” gjatë gjithë kohës.
Këngëtarja e “Toxic” ndau gjithashtu një mesazh se ndihej “disi e mbingarkuar” përpara publikimit të duetit të saj me Elton John, “Hold Me Closer”, i cili lansohet të premten.
“Kënga ime e parë pas 6 vitesh!! Është shumë bukur që po këndoj me një nga meshkujt më klasikë të kohës sot”, ajo shkroi, duke shtuar se ajo ka filluar “të meditojë më shumë” dhe “të mësosh se hapësira e saj është e vlefshme dhe e çmuar”.
Postimet e Spears erdhën disa orë pasi ajo fshiu faqen e saj në Instagram pa paralajmërim për herë të katërt. Në të kaluarën, ajo ishte rikthyer në platformë pas pak ditësh.
Viti i kaluar ka qenë i mbushur me ulje dhe ngritje për fituesen e “Grammyt”, duke përfshirë përfundimin e konservatorit të saj, arritjen e një marrëveshjeje librash prej 15 milionë dollarësh, martesën me dashurinë e saj të gjatë, Sam Asghari, dhe përplasjet e vazhdueshme me anëtarët e familjes duke përfshirë babain e saj, Jamie Spears dhe motrën, Jamie Lynn Spears. /Telegrafi/