“Nach Studio” është një ‘showroom’ i themeluar në Francë, i cili ofron shitjen e rrobave nga markat më të njohura ndërkombëtare.
Ky ‘showroom’ ka arritur që t’iu ofrojë klientëve veshje nga shtëpitë e mëdha të modë si ‘Louis Vuitton’, ‘Gucci’ e të tjera.
Themeluesit e tij janë Arbnor Krasniqi (@arbnor.kqi) dhe Maël Nach (@maelnach), të cilët synojnë që shumë shpejt ta sjell këtë ‘showroom’ edhe në Kosovë, Shqipëri Maqedoninë e Veriut.
Kohët e fundit, Nach Studio ka investuar në Ballkan me dy shtete të preferuara: Kosovën, ende e ruajtur nga turizmi masiv dhe që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen, veçanërisht falë yllit ndërkombëtar të popit me origjinë nga Kosova, Dua Lipa dhe Shqipërisë, destinacion turistik më trendi i momentit.
Ideja për të investuar në këto troje ende të paprekura nga asnjë aktivitet i modës i ka ardhur nga Arbnor Krasniqi. Franko-kosovari shumë i lidhur me vendin e tij të origjinës dhe partner i Nach Studio, e njeh mirë potencialin e rajonit.
“Zona është një destinacion i modës që do të rritet. Ka shumë dizajnerë dhe gjithnjë e më shumë biznesmenë emiratas që po investojnë në këtë zonë. Tregu është shumë premtues për shtëpitë e mëdha luksoze”, thotë Arbnor Krasniqi.
“Zyra jonë e stilit është numër një në Francë, ne punojmë me personalitete nga e gjithë bota. Ekspertiza e Maëlit është e kërkuar në të gjithë botën dhe për këtë arsye dëshira jonë për të hapur një filial në Kosovë dhe për t’i ndihmuar artistët kosovarë për të përsosur pamjen e tyre ka qëndruar gjithmonë në fund të mendjes sime. E dija se një ditë do të vendosnim kontaktin e studios Nach në Kosovë dhe në Ballkan”, thotë Arbnori.
Studio Nach ka hapur zyrën e saj të parë në Kosovë (@supermarche.pr) dhe sot kujdeset për pamjen e emrave të njohur të estradës, Tayna dhe Kida dhe së shpejti do të hapë një ‘showroom’ me qira të veshjeve luksoze në Prishtinë. /Telegrafi/