Janë shpërndarë imazhet rrëqethëse, që tregojnë ambientin shumë të papastër, brenda shtëpisë në Liverpul të Anglisë ku po rriteshin pesë fëmijë.
Ambalazhet me ushqime të mykura dhe pelenat e ndyta, kishin mbuluar dyshemetë, teksa hetuesit kishin thënë se kutërbonte nga urina, transmeton Telegrafi. Orenditë e dhomës së ditës mungonin, ndërsa frigoriferi ishte pa ushqime.
Gjykata i ka lënë prindërit të mbrohen në liri, pasi kuptuan se nëna kishte gjendje të rëndë mendore – pasi ishte dhunuar si fëmijë – ndërsa, babai ishte i lodhur me situatën dhe nuk po mund ta tejkalonte.
Kushtet e tyre të vështira, janë zbuluar kur shkolla e ka paraqitur rastin, me shqetësimin se fëmijët munguan për një kohë të gjatë në mësime.
Fëmijët që nuk kanë ndonjë lëndim apo problem shëndetësorë, janë dërguar në qendër kujdesi dhe do të mbahen aty deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/