Përfaqësuesja e Brazilit nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një miqësore të zhvilluar mëngjesin e sotëm (e enjte).
Brazili ka udhëtuar drejt ShBA-ve për të zhvilluar një miqësore në ‘Camping World Stadium’ të Floridas, si përgatitje para nisjes së Copa America.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse krejtësisht e barabartë me të dyja skuadrat që krijuan raste, rrezikuan disa herë dhe shënuan nga një gol.
Vaya golazo de Rodrygo Goes 👏🏼🇧🇷
— SrNaninho (@SrNaninho) June 13, 2024
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të dhe ishte Rodrygo Goes, i cili shënoi për epërsinë 0-1 pas asistimit të Raphinhas.
Megjithatë, amerikanët barazuan shpejt me anë të Christian Pulisic (26’), i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit për barazimin 1-1.
Love this from Pulisic. Allison cheats and takes a step to left, power too much to beat him to the corner. Pulisic won the free kick with great work also pic.twitter.com/6vSKmmfxCj
— Stu Holden (@stuholden) June 12, 2024
Në pjesën e dytë u zhvilluar gjithashtu lojë e hapur me shumë raste të krijuara, por ishte Brazili skuadër që diktoi lojën dhe rrezikoi më shumë.
Megjithatë, portieri i vendasve Matt Turner ishte ai i cili ia mohoi golat Endrickut (67’), Rodrygos (74’) dhe Vinicius Junior (76’) dhe ndeshja përfundoi baras 1-1.
Ndryshe, Copa America fillon me 20 qershor dhe përfundoi me 14 korrik. ShBA-të ndeshjen e parë e luajnë ndaj Bolivisë me 24 qershor, ndërsa Brazili me 25 korrik ndaj Kosta Rikës. /Telegrafi/