I shkretuar, pa zhurma njerëzish, toka të lëna djerrë, ky është realiteti i dhimbshëm i fshatit Rehovë, që dikur numëronte mbi 100 familje.
Sot në këtë fshat jetojnë vetëm 7 familje, të cilat mënyrën e vetme të jetesës kanë bujqësinë.
“Njerëz këtu ka vetëm 7 familje, të tjera nuk ka. Ka dy tre familje me pleq që vijnë në behar e ne dimër ikin, të tjerët kanë ikur në emigrim. Unë për shembull kam lopë, e të tjerat lopë e dhi të tjerët janë pleq. Të rinjtë nuk ka shpresë këtu. Ç’do bëjnë këtu, këtu do rrinë? Shkollë jo, gjë jo, edhe ambulancë nuk kemi” – u shpreh një burrë.
Një e moshuar tregon me ironi se as nuse nuk vijnë më në këtë fshat.
“Ngelen tërë djemtë pa martuar, kam kunatin lart, ka dy djem, njëri e mori me dashuri, të tjerët u them o burra gjeni nuse se ngelet, kush të dalë ta marrim” – tha zonja.
E ardhmja e këtij fshati duket e zymtë, teksa çdo ditë që kalon, edhe ata banorë që jetojnë aty kërkojnë të largohen drejt Korçës apo në emigrim.