Boston Celtics ka marrë për herë të parë epërsinë në duel me Philadelphia 76ers.
Në ndeshjen e tretë të zhvilluar në Wells Fargo Center, Celtics kanë triumfuar me 12 pikë diferencë 102:114.
Jayson Tatum ka qenë më meritori për fitoren e Celtics me 27 pikë, 10 kërcime e pesë asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Jaylen Brown ku kontribuoi me 23 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, derisa qendra Al Horford shtoi 17 pikë të tjera.
Te vendasit më efikasi ishte Joel Embiid me 30 pikë e 13 kërcime, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore.
Pas tre ndeshjeve të para, Celtics kanë marrë epërsi me dy fitore e një disfatë.
Fitore ka marrë edhe Phoenix Suns që kanë mposhtur Denver Nuggets në ndeshjen e tretë me shtatë pikë diferencë 121:114.
Devin Booker ishte i jashtëzakonshëm me 47 pikë, nëntë asistime e gjashtë kërcime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Kevin Durant që shtoi 39 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime duke dhënë kontribut të madh në fitoren e parë të Suns.
Pas tre ndeshjeve, Nuggets vazhdon të ketë epërsinë 1-2, derisa edhe ndeshja e katërt zhvillohet në Footprint Center të Phoenix. /Telegrafi/