Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se kontingjenti i KFOR-it do të përforcohet me trupa nga Forcat Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor.
Ky vendim është mirëpritur nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
“E mirëpres vendimin e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të dislokuar 700 trupa shtesë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë koordinimin e ngushtë dhe bashkëpunimin me KFOR-in, përfshirë nëpërmjet misionit tonë EULLEX në Kosovë”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Ndërsa Stoltenberg tha se brenda ditëve 700 trupa do të dërgohen në Kosovë, si forcë shtesë për gatishmëri më të lartë.
“KFOR ka forca dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e OKB-së”, tha Stoltenberg.
Vendimi për trupa shtesë ka ardhur pas gjendjes së tensonuar në veri të Kosovës.
Të hënën, pati incidente mes trupave të KFOR-it dhe protestuesve serbë, njofton Telegrafi.
Spoke to @NATO SG @jensstoltenberg about the situation in north of Kosovo. We agree that Pristina must de-escalate and not take unilateral, destabilising steps. Appreciate the continuous good coordination between @EULEXKosovo and @NATO_KFOR in ensuring a safe & secure environment
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) May 28, 2023