Site icon Telegrafi

Boris Johnson i kërkon Britanisë së Madhe t’i ofrojë Ukrainës “të gjithë aeroplanët dhe tanket e saj”

Boris Johnson i kërkoi Mbretërisë së Bashkuar që t’i ofrojë Ukrainës të gjithë aeroplanët luftarakë dhe tanket e saj sot pasi Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim emocional para deputetëve dhe kolegëve në Westminster Hall.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, ish-kryeministri tha se ‘përdorimi më i mirë’ për 100 aeroplanët Typhoon të Mbretërisë së Bashkuar dhe rezervat e ngjashme të tankeve Challenger do të ishte në betejën kundër agresionit rus.

Por ndërsa “Numri 10” tashmë është zotuar të dërgojë disa tanke, këtë nuk e ka bërë me aeroplanët, duke paralajmëruar se trajnimi i pilotëve mund të marrë vite.

Thirrja erdhi pasi presidentit ukrainas iu bë një pritje e veçantë në Pallatin e Westminster në vizitën e tij të parë në Britani që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

Me Rishi Sunak dhe me Johnson në audiencë, Zelensky këmbënguli se do të nevojitet më shumë ndihmë për të mposhtur agresorët rusë.

Ai i dhuroi kryeparlamentarit Lindsay Hoyle një përkrenare të nënshkruar nga një prej pilotëve më të mirë të Kievit dhe i bëri thirrje Britanisë së Madhe të furnizojë Ukrainën me aeroplanë ‘të fuqishëm’ – pasi zoti Sunak njoftoi se Britania do të trajnojë forcat se si t’i përdori ato.

Lexo po ashtu Zelensky do të takohet me Macronin dhe Scholzin në Paris

Mesazhi në helmetë thotë: ‘Ne kemi lirinë, na jepni krahë për ta mbrojtur atë’.

Zelensky tha se ai kishte ardhur në emër të “trimave” që ishin “në llogore nën zjarrin e artilerisë së armikut”. “Ne e dimë se Rusia do të humbasë. Ne me të vërtetë e dimë se fitorja do të ndryshojë botën”.

Atje, Zelensky veçoi ish-kryeministrin Johnson për ndihmën për bashkimin e komunitetit ndërkombëtar në raport me Ukrainën kur dukej ‘e pamundur’. /Telegrafi/

Exit mobile version