Reperi Kastro ka prezantuar së fundmi për fansat projektin e tij më të ri muzikor “Bora Bora”.
Kënga është e zhanrit R&B dhe hip-hop.
Incizimi është bërë në studion “RoseMusic”, gjersa për tekstin ashtu si në çdo këngë tjetër të tij, është kujdesur vet Kastro.
“Bora bora” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin reperi vjen me një performancë mjaft atraktive dhe të veçantë.
Për anën vizuale të projektit u kujdes regjisori Enis Nishori. /Telegrafi/