Site icon Telegrafi

BONEVET shënon pesë vjetorin e themelimit

Në verën e vitit 2014, Fondacioni “UNË E DU KOSOVËN” themeloi organizatën e parë BONEVET me seli në Gjakovë, si një institucion arsimor jofitimprurës dhe joformal. BONEVET është dizajnuar për të stimuluar kuriozitetin, imagjinatën dhe kreativitetin e fëmijëve. Fëmijët inkurajohen që të mësojnë përmes lojës dhe teknologjisë e të punojnë së bashku me fëmijët e tjerë.

BONEVET operon në Gjakovë, Prishtinë, Kaçanik, Tiranë e së shpejti edhe në qytetet e tjera në Kosovë e më tej. Pesë vjet nga data e themelimit, me 3 shtator 2019, BONEVET ka planifikuar festën e 5 vjetorit të themelimit, me qëllim kremtimin e pesë viteve të punës me fëmijë dhe të rinj që këta të zhvillohen në liderët e së ardhmes dhe të përgatiten për suksese.

Pjesë vitale e këtij organizimi, anash festimeve, do të jetë edhe ekspozimi i projekteve të suksesshme të anëtarëve të BONEVET, në veçanti zbulimi i arritjes së tyre të fundit.

Kjo ngjarje ofron një platformë të promovimit të potencialit të rinisë në vendin tonë dhe thekson rëndësinë e zhvillimit të burimeve njerëzore të aftë për tu angazhuar dhe avancuar jetën socio-ekonomike në vend.

Për më shumë informata rreth organizimit të programit festiv, kliko linkun këtu.

Artikull i sponsorizuar

Exit mobile version