Bologna e Thiago Mottas ka thyer edhe Atalantan në Bergamo, duke e mposhtur me rezultat 2-1 në një ndeshje shumë të fortë.
Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi në Serie A, duke konsoliduar pozitat në vendin e katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Ademola Lookman hapi ndeshjen dhe me këtë gol u mbyll pjesa e parë, por Bologna u kthye në pjesën e dytë duke shënuar dy herë brenda katër minutave.
Dy yjet e rinj të Serie A, Joshua Zirkzees dhe Lewis Ferguson shënuan golat dhe vazhdojnë ta mbajnë gjallë ëndrrën e Bolognas për të luajtur në garën më të fortë në botë për klube.
❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️
💙💙💙💙💙💙💙💙💙💙💙💙💙💙 pic.twitter.com/YOzxPaV4mb— Bologna FC 1909 (@BolognaFC1909en) March 3, 2024
Bologna e Thiago Mottas ka aktualisht 51 pikë dhe po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm, duke i lënë pas Romën me 47 pikë dhe Atalantan me 46 pikëve. /Telegrafi/