“Bohemian Rhapsody” i ka thyer të gjitha rekordet e mëparshme për një film biografik muzikor duke lënë pas vetes “Straight Outta Compton” dhe “Mamma Mia!”.
Filmi për grupin legjendar “Queen” deri më tani ka përfituar më shumë se 600 milionë dollarë (530 milionë euro). Vetë në Mbretërinë e Bashkuar, ky film ka përfituar 46 milionë funte (51 milionë euro).
Në këtë mënyrë, “Bohemian Rhapsody” e ka kaluar rekordmbajtësin e deritanishëm, “Straight Outta Compton”, si dhe i ka lënë prapa “The Greatest Showman” e “Mamma Mia!”.
Rami Malek luan rolin kryesor, ku e portretizon frontmenin legjendar Freddie Mercury.
Ai tashmë është nominuar për Golden Globe, ndërsa pritet të nominohet edhe për çmimin Oscar në muajin janar.
Pikërisht filmi “Bohemian Rhapsody” ia prezantoi gjeneratës së re muzikën e grupit legjendar “Queen”.
Kënga me të njëjtin emër është bërë zyrtarisht kënga më e dëgjuar e rokut klasik e të gjitha kohërave duke dalë para hitit të “Nirvana“, “Smells Like Teen Spirit” dhe këngës së “Guns ‘n’ Roses“, “Sweet Child O’Mine”. /Telegrafi/