Blerim Destani ka shënuar një tjetër sukses rrafshin ndërkombëtar të kinematografisë.
Ashtu siç është paralajmëruar edhe më parë, aktori shqiptar është bërë pjesë e filmit hollivudian, “The Poison Rose”.
Në rolet kryesore shfaqen dy aktorët më të famshëm – Morgan Freeman si dhe John Travolta.
“Puna është punë, disa të ligjshme dhe disa të paligjshme. E imja ndodh të jetë e ndytë. Karakteri i Lorenzo Rodrigezit e bëri rolin tim shumë të veçantë”, ka shkruar ndër të tjerash artisti.
Filmi është i zhanrit triler/mister, ndërsa regjisorë janë George Gallo, Luca Giliberto dhe Francesco Cinquemani.
Ndryshe, Destanin do ta shohim edhe në projektet e tjera filmike ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/