Bundesliga ka prodhuar një rezultat të befasishëm në ditën e sotme ku Schalke 04 ka mundur Eintracht Frankfurtin me rezultatin 4-3.
Schalke ka rënë nga elita e futbollit prej kohësh dhe kishte vetëm 10 pikë në fundin e tabelës, por ky klub në ndeshjet e mbetura po iu jep hapësirë futbollistëve të rinj, shumica që kanë dal nga akademia e klubit.
Sot ishte pikërisht momenti i futbollistit shqiptar që luante për Kosovën U-21, Blendi Idrizi.
Sulmuesi 23-vjeçar shfrytëzoi një pasim të bukur të Klaas-Jan Huntelaar për të dërguar topin në rrjetë.
We hold on for the win 💪
⏱️ FT | #S04SGE 4-3 | #S04 pic.twitter.com/wlJy8xGE9N
— FC Schalke 04 (@s04_en) May 15, 2021
Kjo ishte vetëm ndeshja e tij e dytë, pasi debutoi një javë më parë. /Telegrafi/