Site icon Telegrafi

BKT Kosova fiton dy çmime prestigjioze nga “EMEA Finance” dhe “Global Finance

Prishtinë, Kosovë – BKT Kosova është shpallur fituese e dy çmimeve prestigjioze si “Banka më e mirë 2023” nga EMEA Finance për të dytin vit radhazi, dhe si “Banka më e mirë 2024” nga Global Finance për të katërtin vit. Këto çmime rikonfirmojnë performancën e jashtëzakonshme të BKT Kosova në ofrimin e shërbimeve inovative bankare, si dhe shumëllojshmëri konkurruese të produkteve dhe shërbimeve që ofron.

Çmimet nga “EMEA Finance” dhe “Global Finance” vlerësohen gjerësisht si një nga çmimet më prestigjioze në industrinë bankare, duke njohur përsosmërinë dhe arritjet e jashtëzakonshme të institucioneve financiare. Çmimet bazohen në një proces vlerësimi rigoroz i cili përfshin një analizë të performancës financiare, kënaqshmërinë e klientit, inovacionet në shërbime dhe produkte dhe cilësinë e shërbimeve.

“Ne jemi të nderuar për marrjen e dy çmimeve tejet të rëndësishme si: “Banka më e mirë 2023” nga EMEA Finance, dhe “Banka më e mirë 2024″ nga Global Finance. Këto dy çmime të një pas njëshme janë një dëshmi e përkushtimit të bankës tone ndaj përsosmërisë dhe ekselencës në ofrimin e shërbimeve bankare,” tha z. Suat Bakkal, CEO dhe anëtar i Bordit të BKT Kosova. “Arritjet si këto ripohojnë dedikimin e BKT Kosova ndaj inovacionit, ofrimin e shërbimeve dhe produkteve unike në treg, si dhe fokusin e pashoq ndaj përmbushjes së nevojave të secilit klient të bankës tonë. Ne mbetemi të përkushtuar në misionin tonë për të tejkaluar pritshmëritë dhe për t’u ofruar klientëve tanë vlerë të pashembullt.”

Këto dy çmime vërtetojnë pozicionin e BKT Kosova si pioniere në sektorin bankar të Kosovës. Përmes një fokusi të vazhdueshëm në dixhitalizimin, inovacionin dhe në fuqizimin e klientëve, BKT Kosova vazhdon të vendosë standarde të reja të përsosmërisë bankare. Duke mos harruar asnjëherë të shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë për klientët e çmuar për besimin dhe mbështetjen e palëkundur, e cila shërben si forcë shtytëse pas suksesit dhe rritjes së vazhdueshme.

BKT Kosova mbetet një nga bankat më dinamike dhe inovative në Kosovë, e përkushtuar në ofrimin e zgjidhjeve dhe shërbimeve bankare moderne të përshtatura për të përmbushur nevojat e klientëve të saj.

Rreth BKT Kosova

BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si banka me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkuruese produktesh dhe shërbimesh bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrjeve, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global. Për BKT Kosovën, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t’i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, andaj duke e bërë këtë, banka përkushtohet të rrisë vlerën e saj afatgjate, duke kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Në kuadër të qasjes së saj të qëndrueshmërisë, BKT Kosova fokusohet që në vazhdimësi të vendosë vlerat e saj korporative dhe parimet bazë të qëndrueshmërisë në strategjinë e saj të biznesit.

Exit mobile version