Please enter at least 3 characters.

Billie Eilish shkëlqen në të bardha teksa del në shëtitje me familjen e saj

2020/04/GettyImages-1207099018.jpg
179:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 18: (EDITORIAL USE ONLY) attends The BRIT Awards 2020 at The O2 Arena on February 18, 2020 in London, England. (Photo by Gareth Cattermole/Getty Images)
30:"Gareth Cattermole/Getty Images

Billie Eilish në mes të pandemisë globale ka qenë e vetmuar në shtëpinë e saj.

Për këtë gjë ajo ishte shprehur se ndjehej e lumtur, pasi që edhe njëherë si person i tërhequr nuk ka dëshirë që të rrethohet me shumë njerëz, shkruan Daily Mail.

Fituesja e pesë çmimeve Grammy, kohët e fundit është parë duke u shëtitur me familjen dhe qenin e saj në rrugët e Los Angelesit.

E veshur në të bardha dhe duke mbajtur qenushin e saj mbi shpatull, këngëtarja i mahniti fansat që e pëlqyen dukjen e saj.

Ajo gjithashtu ka qenë e zënë me muzikën, ku së fundmi u shfaq me vëllanë e saj në koncertin e mbështetur nga Global Citizen, “One World: Together At Home”.

Vëllai i i Billie luajti piano, ndërsa ajo e interpretoi këngën e vitit 1966 të Bobby Hebb, "Sunny", nga shtëpia e saj në Los Angeles. /Telegrafi/