Site icon Telegrafi

Bill Gates: Inteligjenca Artificiale është avancimi më i rëndësishëm teknologjik në dekada

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, thotë se zhvillimi i inteligjencës artificiale (AI) është përparimi më i rëndësishëm teknologjik në dekada.

Në një postim në blog të martën, ai e quajti atë po aq thelbësor sa krijimi i mikroprocesorit, kompjuterit personal, internetit dhe telefonit celular, transmeton Telegrafi.

“Do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit punojnë, mësojnë, udhëtojnë, marrin kujdes shëndetësor dhe komunikojnë me njëri-tjetrin”, tha ai.

Ai po shkruante për teknologjinë e përdorur nga mjete të tilla si chatbot, ChatGPT.

Zhvilluar nga OpenAI, ChatGPT është një chatbot i AI-s, i cili është programuar për t’iu përgjigjur pyetjeve në internet duke përdorur gjuhë të natyrshme, të ngjashme me njeriun.

Ekipi pas tij në janar të vitit 2023 mori një investim shumë miliardë dollarësh nga Microsoft – ku Gates ende shërben si këshilltar.

Por nuk është i vetmi chatbot i disponueshëm me inteligjencë artificiale, pasi Google së fundi prezantoi rivalin Bard. /Telegrafi/

Exit mobile version