Please enter at least 3 characters.

BILE EDHE TASH

2019/03/Leonard-Cohen.jpg
15:"Graeme Mitchell

Poezi nga: Leonard CohenPërktheu: Fadil Bajraj

Nuk e dija
sa e thjeshtë je
sa bujare
u përpoqa të të kapja
me rima
dhe sugjerime
erotike

bile edhe tash
ti gogësin
në zemrën time
e mërzitur dhe e vetmuar
duke fërkuar vajrat
në krejt trupin tënd
dhe duke prekur veten
derisa unë vonohem