Site icon Telegrafi

BIK-u me udhëzime për besimtarët me rastin e hapjes së xhamive

Të enjten do të rihapen objektet fetare, respektivisht xhamitë dhe kishat për kryerjen e riteve fetare, ndërsa sot Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës u ka dërguar Këshillave vendore Vendimin me udhëzimet dhe masat që duhet zbaruar me rastin e hapjes së xhamive.

Në vendim janë dhënë këto udhëzime: të merret abdes në shtëpi, të vendosen maskat, të përdoret dezinfektues për duar, të ruhet distanca sociale mes besimtarëve, ligjërata e xhumasë të mos zgjasë më shumë se 10 minuta, etj.

Lexo po ashtu Të enjten hapen xhamitë dhe kishat, ndërron edhe orari i kufizimit të lëvizjes

Ndryshe, nga dita e enjte do të ndryshojë edhe orari i lëvizjes për qytetarët, që do të jetë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 të mbrëmjes, transmeton Telegrafi.

Në këtë fazë të lehtësimit të masave, institucionet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vendosin maska e dorëza, në çdo vend që ata frekuentojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version