Please enter at least 3 characters.

Bie kulmi i ndërtesës së Komunës në Prishtinë, një i lënduar dërgohet në emergjencë

2024/01/419659313_737508681381755_4982091658966407093_n-1.jpg

Një person është dërguar në Klinikën Emergjente të QKUK, pasi është lënduar nga rënia e kulmit të ndërtesës së Komunës në lagjen "Arbëria" në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës ka konfirmuar për Telegrafin se një person është lënduar, si pasojë e rënies së kulmit nga ndërtesa e Komunës dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe ekipi i ndihmës së shpejtë.

Ekipi i Telegrafit është në vendin e ngjarjes, ku gjithashtu ka konfirmuar se ka edhe dëme materiale të konsiderueshme në disa vetura.

E përditësuar: Telegrafi ka kontaktuar edhe Emergjencën, të cilën kanë konfirmuar se qytetarja ka pësuar lëndime serioze.