Telegrafi

Biden rrëshqet dhe për pak sa nuk rrëzohet derisa zbret shkallëve nga aeroplani

Presidenti amerikan Joe Biden ka rrëshqitur, dhe për pak sa nuk është rrëzuar derisa po zbriste shkallëve të aeroplanit.

Skena u filmuar pak momente pasi që Joe Biden ateroi me aeroplan në aeroportin e Detroitit, transmeton Telegrafi.

Në video shihet sesi lideri amerikan në një moment humb baraspeshimin dhe rrëshqet, megjithatë arrin të qëndrojë në këmbë dhe të zbresë shkallëve.

Vetëm disa momente më herët është bërë e ditur se Biden po ushtron me fizioterapeutin, dhe se po përdor shkallët e shkurtra për të shmangur rrëshqitjet e mundshme.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur së fundmi në bazën ajrore në Alabama. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=CV7wJp8pN4o&ab_channel=NewYorkPost