Presidenti amerikan Joe Biden, 80-vjeç, ka goditur paksa kokën në strukturën e metaltë derisa po dilte nga helikopteri me t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.
Skena e pakëndshme siç raporton Fox News, është regjistruar vetëm disa orë pasi u rrëzua në skenë gjatë ceremonisë hapëse të akademisë së forcave ajrore në Kolorado, transmeton Telegrafi.
Gazetarët që prisnin Bidenin në fushën e gjelbër të Shtëpisë së Bardhë, kanë regjistruar momentin kur presidenti amerikan godet pjesën e sipërme të strukturës së metaltë të derës derisa po dilte nga helikopteri.
Gjykuar nga pamjet, Biden duket se nuk është lënduar, megjithatë preku paksa kokën derisa po ecte në fushën e gjelbëruar.
“U futa në thesin me rërë”, u tha gazetarëve, duke iu referuar rrëzimit që sipas tij u shkaktua nga thesi me rërë që ishte në skenë. /Telegrafi/