Blinken autorizon me kërkesën e Bidenit lirimin e 350 milionë dollarëve shtesë si ndihmë ushtarake të SHBA-së për Ukrainën.
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha të shtunën se ka autorizuar 350 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake amerikane për Ukrainën.
“Sot, ndërsa Ukraina lufton me guxim dhe krenari kundër sulmit brutal dhe të paprovokuar të Rusisë, unë kam autorizuar, në përputhje me një delegacion nga Presidenti, një tërheqje të tretë të paprecedentë presidenciale deri në 350 milionë dollarë për mbështetje të menjëhershme për mbrojtjen e Ukrainës”, njoftoi Blinken.
Today I authorized the @DeptofDefense to provide an additional $350 million in immediate military assistance to Ukraine to help defend itself from Russia’s unprovoked and unjustified war. #UnitedWithUkraine
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 26, 2022
“Kjo paketë do të përfshijë ndihmë të mëtejshme mbrojtëse vdekjeprurëse për të ndihmuar Ukrainën të adresojë kërcënimet e blinduara, ajrore dhe të tjera me të cilat po përballet tani. Është një tjetër sinjal i qartë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me popullin e Ukrainës ndërsa mbrojnë kombin e tyre sovran, të guximshëm dhe krenar”, shtoi ai.
Siç ka raportuar CNN, presidenti amerikan, Joe Biden e udhëzoi Blinkenin të lirojë deri në 350 milionë dollarë në mbështetje të menjëhershme për mbrojtjen e Ukrainës. Ky është tërheqja e tretë e parave.
Tërheqjet e mëparshme kanë qenë për 60 milionë dhe 250 milionë dollarë, duke e vendosur totalin gjatë vitit të kaluar në më shumë se një miliard dollarë. /Telegrafi/