Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, pritet të zgjerojë interesat e tij në hapësirë.
Ai pritet të lansojë dy satelitë prototip për një mega-plejadë me brez të gjerë që ai e quan “Project Kuiper”, transmeton Telegrafi.
Bezos po planifikon të vendosë më shumë se 3,200 anije kozmike në vitet e ardhshme për të shpërndarë lidhje interneti kudo në glob.
Ai shpreson të sfidojë Starlinkun e Elon Muskun, që tashmë ofron internet satelitor në shumë vende.
Dy satelitët e vegjël që do të lansohen të premten – KuiperSat-1 dhe KuiperSat-2 – do të testojnë teknologjinë e nevojshme. /Telegrafi/