Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll.
Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll.
Besnik Krasniqi – Mbrojtësi më i mirë i vitit
Vitet janë vetëm numër për Besnik Krasniqin në futbollin e Kosovës, pasi ai vazhdon të konfirmohet si prej më të mirëve çdo vite.
Besnik Krasniqi në krahun e djathtë ishte i pandalshëm këtë vit, duke e ndihmuar Dritën të sigurojë garat evropiane, ku u paraqitën me mjaftë sukses.
Në vitin 2024, ai zhvilloi 33 ndeshje ku edhe pse mbrojtës, arriti të shënojë 7 gola, ndërsa asistoi 11 herë për bashkëlojtarët.
Besnik Krasniqi mbetet prej lojtarëve më të mirë në futbollin vendor, ndërsa këtë sezon me Dritën ai arriti të shpallet kampion vjeshtor.
/Telegrafi/