Bernd Leno e pranon se ka ardhur te Arsenali, pasi sipas tij ai ka ardhur të luajë në çdo ndeshje.
Gunners investuan 20 milionë euro gjatë verës për portierin gjerman, ndërsa Unai Emery, vazhdon t’i besojë portierit që Arsenali e kishte edhe sezonin e shkuar.
Petr Cech, ka qenë në portë në të gjitha ndeshjet në Ligën Premier, ndërsa Leno luajti në ndeshjen ndaj Vorskla Poltava në Ligën e Evropës.
“Unë erdha në klub për të luajtur në çdo lojë”.
“Por unë mendoj që ku shkon në një klub më të madh, në një vend tjetër, ka nevojë për pak kohë”.
“Është pak frustruese, por po mbaj qetësinë dhe po punoj shumë për t’u përmirësuar”.
“Unë erdha për Ligën Premier. Mendoj se është më e mira”.
“Bundesliga është e mirë, por Liga Premier është më e mira, kështu që unë do të pres që të luaj në çdo kohë në kampionat”, deklaroi portieri. /Telegrafi/