Site icon Telegrafi

Berlusconi dhe Galliani shkruajnë historinë – Monza inkuadrohet në Serie A

Monza shkruan një kapitull të jashtëzakonshëm të historisë së saj 110-vjeçare, pasi për herë të parë ia ka dalë të ngjitet në elitën e futbollit Italian.

Skuadra e themeluar më 1912-ën ka milituar gjithmonë në liga të ulëta italiane, duke arritur maksimumi deri në Serinë B, megjithatë mbrëmjen e sotme ka marrë biletën e parë në histori, për të garuar në Serinë A.

Nëpërmjet një rrugëtimi të vështirë të Play Off-it, Monza ia doli të mposhtë Pisën në dy ndeshjet finale dhe të sigurojë ngjitjen në elitë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Monza

Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 2-1 për Monzën, që kohën e rregullt e humbi 3-2 në Pisa dhe sfida iu drejtua shtesës.

Megjithatë aty skuadra e drejtuar nga Giovanni Stroppa shënoi dy herë, duke vulosur ngjitjen në elitën e futbollit Italian, në harkun e katër viteve kur klubin e mori në zotërim dyshja e suksesit te Milani, Berlusconi-Galliani.

Të dy vendosën të investojnë te Monza të 2018-ën, duke e marrë skuadrën nga nivele të ulëta dhe duke ngjitur shkallët një nga një, teksa pas tentativës së dështuar sezonin e kaluar, kompletuan rrugëtimin e tyre mbrëmjen e sotme. /Telegrafi/

Exit mobile version