Etrit Berisha pritet të rikthehet në Serie A pas një edicioni të kaluar në Serie B.
Portieri shqiptar përkundër se ishte pjesë e Spalit në Serie B, ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.
Por rikthimit i tij në elitën e futbollit italian pritet të ndodhë gjatë afatit kalimtar të verës.
Mediat italiane kanë raportuar se negociatat mes klubeve kanë filluar dhe Torino pritet të jetë skuadra e re e Berishës.
Te Torino portieri shqiptar do të jetë zgjedhja e parë e trajenrti Juric, derisa aty do të gjejë edhe Mërgim Vojvodën.
Ndërkohë largimi i Samir Ujkanit nga kjo skuadër tashmë është i sigurt, pasi portierit kosovar i ka skaduar kontrata dhe ka mbetur i lirë.
Transferimi i Berishës pritet t’i kushtojë Torinos 2,5 milionë euro. /Telegrafi/