Se është kthyer një nga emrat më të pëlqyer në publikun shqiptar kjo tashmë nuk ka dyshim.
Fjala është për artistin shkodran dhe banorin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejllin, i cili ka fituar fansa gjithandej për shkak të lojës në këtë format.
Së fundmi u bë e ditur se të njëjtit i është hapur një donacion ‘online’ që menaxhohet nga familjarët e tij, e ëma Angjelina dhe motra e tij, Ina.
“Përshëndetje të gjithë fansave të zjarrtë të Luizit! Pas shumë kërkesave për të treguar mbështetjen tuaj duke i dërguar dhurata në mënyrë transparente Luizit, kemi hapur një llogari ‘GoFundMe’.
Ky GoFundMe menaxhohet nga nëna e Luizit (Angjelina) dhe motra e tij (Ina). Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen”, thuhet në përshkrim.
Kjo bëri bujë të madhe në rrjet duke pasur aludime të shumta nga njerëzit, pasi zakonisht ‘GoFundMe’ hapen kur të ketë një person nevojë, qoftë për sëmundje apo edhe për bamirësi.
Në llogarinë zyrtare të Luizit në Instagram është bërë një sqarim, duke treguar se përse e kanë bërë një gjë të tillë.
“Sqarim. GoFundMe është një platformë amerikane, dhe është platforma më transparente e mbledhjes së fondeve për çdo nevojë, plotësim ëndrrash apo ndodhi të tjera jetësore. Prandaj familja zgjodhi këtë platformë zyrtare mbështetjeje për fansat e Luizit që kanë shprehur këtë dëshirë”, shkruan në deklaratën e postuar në InstaStory.
Deri më tani duhet theksuar se janë grumbulluar afro 10 mijë dollarë. /Telegrafi/