Site icon Telegrafi

Bekteshi: Ka mundësi të kthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot tha se ka mundësia që të kthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike.

Bekteshi në fjalimin në ngjarjen me rastin e prezantimit të studimit “Efektet e krizës ushqimore dhe energjetike te fëmijët dhe familjet në Maqedoninë e Veriut”, gjithashtu tha se nga marsi do të rritet paga minimale.

Ai paralajmëroi edhe se do të merren disa vendime administrative që të mbrohen, siç theksoi, kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

“Do të rriten mënyrë lineare edhe pagat në administratë që do të pasojë me rritjen e pagave edhe në sektorin privat, por, fatkeqësisht do të merren edhe disa vendime administrative që të mbrohen ata që janë më të cenuarit. Ka një mundësi shtesë me vendimin e ri nga 1 korriku të ndihmohen pensionistët dhe ata që janë të papunë, ka mundësi të kthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike që do të jetë një mundësi shtesë për ata që janë në shtëpi në atë periudhë të ditës dhe në mënyrë indirekte të mbështeten”, tha Bekteshi.

 

Exit mobile version