Jose Mourinho ka kërkuar falje në formë shakaje ndaj Ola Solbakken, pasi videoja e momentit të zëvendësimit u bë virale në internet.
Trajneri i Romës e ftoi norvegjezin për ta inkuadruar në lojë kur rezultati ndaj Sampdorias ishte 0-0 në ndeshjen e të dielës.
Mirëpo, në atë çast, Georginio Wijnaldum realizoi me kokë dhe portugezi vendosi të mos e inkuadronte sulmuesin.
Derisa ia shpjegonte taktikat e fundit para se lojtari të hynte në fushë, trajneri e hidhte shikimin kohë pas kohe kah loja dhe në një moment Giallorossët kaluan në epërsi.
Reagimi i Mourinhos me gjeste që i thoshte Solbakkenit që të shkonte të ulej, është bërë hit në rrjetet sociale.
Vet trajneri i Romës e ka shpërndarë videon në Instagram me përshkrimin: “Më vjen keq, Ola”. /Telegrafi/
@tntsports Jose Mourinho was going to make a sub at 0-0… then Wijnaldum scored 😅 #btsport #josemourinho #asroma #seriea #football #soccer