Harry Maguire dukej se i kërkoi gjyqtarit ta ndalë lojën shkaku i prekjes së topit me dorë, edhe pse incidenti u shkaktua nga bashkëlojtari i tij humbjes së Manchester Unitedit ndaj Everton të shtunën pasdite.
Maguire u përfshi në një moment komik me Nemanja Matic në pjesën e parë të ndeshjes së tyre në Ligën Premier ndaj Evertonit në Goodison Park.
Anthony Gordon e dërgoi topin me kokë në dorën e Matiçit, me kapitenin e Djajve të Kuq që kërkonte prekje të topit me dorë, pavarësisht se ai u prek nga bashkëlojtari i tij.
Kapiteni i Unitedit ngriti dorën e tij lartë duke kërkuar vëmendjen e gjyqtarit për të akorduar prekjen e topit me dorë.
https://twitter.com/Qais1490/status/1512778982135111682
Ky moment komik është bërë viral tashmë në rrjetet sociale, me tifozët që nuk mund ta kuptojnë reagimin e Maguires.
“Maguire që bën thirrje për prekje me dorë për shokun e tij të skuadrës përmbledh gjithçka në minutë”, “Ky është kapiteni ynë” dhe “Kam mbaruar seriozisht me këtë klub futbolli”, ishin disa nga komentet e tifozëve.
Ndryshe, mbrojtësi anglez është njëri nga lojtarët më të kritikuar për sezonin e dobët të Unitedit, pasi për të janë paguar plot 85 milionë euro. /Telegrafi/
Harry Maguire is definitely against Man United
Why did he raised his hand when the ball touched matic on the hand😂 pic.twitter.com/v9klSMEzAz— Clinton Jonathan (@Miktty_2) April 9, 2022
Maguire is calling for handball on his own player Matic😄😄😄😄😄 pic.twitter.com/ETsDABicSz
— Theo (@cfc5050) April 9, 2022
Harry Maguire claiming a handball against his own player
😂😂😂😂 pic.twitter.com/uEOcMsonMf
— Rangers Spares (@Rangers_Spares_) April 9, 2022