Telegrafi

Begaj takon presidenten e Moldavisë, i kërkon që ta njoh Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu.

Në këtë takim Begaj ka kërkuar nga homologia e tij Sandu që Moldavia ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Begaj gjithashtu i ka kërkuar mbështetje për anëtarësimet e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për kontributet e Moldavisë në KFOR.

“Gjatë takimit tim me Presidenten Maia Sandu, rikonfirmova mbështetjen e Shqipërisë për rrugën e Bashkimit Evropian të Moldavisë.U bëra thirrje për rishikim të njohjes së Kosovës dhe për mbështetje për anëtarësimet e saj ndërkombëtare. Jam mirënjohës për kontributet e Moldavisë në KFOR”, ka shkruar Begaj në “X”. /Telegrafi/