Site icon Telegrafi

Beg Rizaj në krah të Triumf Rizës kundër Enver Sekiraçës

Natën që Triumf Riza e kishte rrahur Enver Sekiraçën, në krah e kishte Beg Rizajn. Prania e tij dëshmohet nga video-incizimet dhe fotografitë e siguruara nga Insajderi, të nxjerra nga kamerat e sigurisë në Swiss Casino.

Në vitin 2005 në këtë Casino kishte ndodhur një përleshje mes Enver Sekiraqës dhe Triumf Rizës. Atë kohë Triumf Riza kishte filluar takime me këngëtaren, Adelina Ismajli. Riza ishte në dijeni se Adelina Ismajli ishte e dashura e Enver Sekiraçes. Kjo kishte përshpejtuar konfliktin ndërmjet Enver Sekiraçës dhe Triumf Rizës.

Një konflikt tjetër kishte ndodhur po ashtu mes Rizës e Sekiraçës.

Më 30 gusht 2007 ishte vrarë polici Riza. Atë e ka vrarë Arben Berisha. Prokuroria thotë se vrasjen e ka urdhëruar Enver Sekiraça. Berisha është dënuar më 30 vjet burgim. Prokuroria ka akuzuar Sekiraçën për nxitje të vrasjes së policit Riza.

Beg Rizaj, ndërkaq është vrarë në Incidentin e Kumanovës. /Insajderi.com/

Exit mobile version